Transmetuar më 16-06-2026, 20:17

TIRANË – Një studente ka ngritur zërin për mungesën e lirive themelore dhe fenomenin e nepotizmit në tregun e punës në Shqipëri, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi punësimin dhe profesionistët.

Gjatë fjalës së saj, ajo iu referua edhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke theksuar se ekziston një hendek i thellë mes parashikimeve ligjore dhe realitetit social në vend.

Sipas saj, qytetarët ndihen të kufizuar në të drejtat e tyre dhe përballen me padrejtësi në procesin e punësimit. Ajo deklaroi gjithashtu se protestat do të vijojnë, duke pohuar se kjo është dita e 17-të e qëndrimit në shesh dhe se pjesëmarrësit nuk do të tërhiqen pa përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Në Kushtetutë, në nenin 18 garantohet liria. Ne këtu s’kemi liri, prandaj jemi për të dhënë një mësim. Ata që s’kanë vend këtu duhet të largohen, kjo është dita e 17 dhe s’do të tërhiqemi. Rama ka thënë se ka punë, por s’ka profesionistë. Punë ka, por merret me mik. Rama ik, largohu! S’kemi të drejta, sa e sa njerëz vuajnë, kemi shumë të paarsimuar”, u shpreh studentja.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit