Transmetuar më 16-06-2026, 19:14

Tirana pritet të jetë sërish në qendër të protestave qytetare këtë të martë, ndërsa në orën 18:00 është paralajmëruar zhvillimi i protestës së 17-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve, protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga do të nisin një marshim drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku parashikohet të zhvillohet tubimi kryesor përpara godinës së Kryeministrisë.

Pas fjalimeve dhe qëndrimit përpara institucionit të qeverisë, pjesëmarrësit pritet të vijojnë marshimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Protesta vjen në vijim të mobilizimeve të njëpasnjëshme gjatë javëve të fundit, ku qytetarët kanë artikuluar kërkesa të ndryshme politike dhe sociale, duke e kthyer qendrën e Tiranës në një nga pikat kryesore të tubimeve kundër qeverisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit