

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 17-të, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë njoftuar se, për shkak të temperaturave të larta që po shënohen gjatë ditëve të fundit, është vendosur ndryshimi i orarit të protestës për ditët në vijim.
Sipas njoftimit të bërë gjatë tubimit, protesta do të zhvillohet në orën 19:00, me qëllim shmangien e vapës së mesditës dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për pjesëmarrësit.
“Nga nesër kemi vendosur një orar të ri. Protesta do të nisë në orën 19:00”, deklaroi një nga organizatorët.
Qytetarët që marrin pjesë në tubim kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre ndaj qeverisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






