

Një operacion i gjerë i koordinuar nga Prokuroria e Tiranës është zhvilluar këtë të martë kundër dy call center-ave të dyshuar se përdoreshin për mashtrimin e qytetarëve të vendeve europiane.
Aksioni, i realizuar në bashkëpunim me autoritetet austriake, është përqendruar në dy ambiente pranë zonës së Liqenit të Thatë në kryeqytet, ku dyshohet se ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga grupet hetimore janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe materiale të tjera që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e mashtrimeve, ndërsa në ambientet e call center-ave janë gjetur edhe operatorë në proces pune.
Sipas të dhënave paraprake, skema e dyshuar kishte në shënjestër qytetarë të vendeve të ndryshme europiane, të cilëve u merreshin shuma të konsiderueshme parash përmes metodave mashtruese.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, identifikimin e personave të përfshirë dhe përcaktimin e dëmit të shkaktuar. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi operacionin në orët në vijim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






