

Përfshihet nga flakët magazina e fabrikës “Optimal” në Metalurgji, në vendngjarje zjarrfikëset, dhe policia
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në magazinën e fabrikës “Optimal” në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë magazinën e kompanisë, e cila prodhon letra të lagura dhe produkte të ndryshme higjienike.
Fabrika administrohet nga investitorë turq.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës dhe policia, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo për shkaqet e zjarrit. Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve materiale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






