Transmetuar më 16-06-2026, 14:03

Tiranë, 16 Qershor 2026 — Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Moisi Habilajn, i cili u arrestua pak ditë më parë në Borsh pas një periudhe të gjatë në arrati. Gjatë seancës për verifikimin e masës së sigurisë, Habilaj ka zgjedhur të mbajë një qëndrim mohues duke kyçur gojën dhe duke mos iu përgjigjur asnjë prej pyetjeve të drejtuara nga trupi gjykues.

Masa e sigurisë e konfirmuar sot daton që prej 26 dhjetorit të vitit 2018, kohë kur ish-Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar ndaj tij arrestin në burg në mungesë. Habilaj akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të "Grupit të strukturuar kriminal".

Kujtojmë se më 23 janar të këtij viti, Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Moisi Habilajn në mungesë, duke e dënuar përfundimisht me 10 vite burgim për rolin e tij udhëheqës në rrjetin e trafikut të drogës. Përveç dënimit në Shqipëri, Habilaj rezulton i dënuar edhe nga drejtësia italiane me mbi 12 vite burgim, nën akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale të armatosur që operonte në trafikun e lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë. Pas ekzekutimit të masës në terren, Habilaj do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit