Transmetuar më 16-06-2026, 12:37

Tiranë, 16 Qershor 2026 — Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), Arlinda Pogaj, ka njoftuar zyrtarisht largimin nga drejtimi i këtij institucioni.

Përmes një deklarate publike, Pogaj e ka konsideruar përfundimin e kësaj detyre si mbylljen e një kapitulli mjaft të rëndësishëm në jetën e saj profesionale, duke u shprehur se institucioni u ndërtua dhe u konsolidua nga e para gjatë mandatit të saj.

Gjatë bilancit të prezantuar, Pogaj tha se nën drejtimin e saj OBP arriti të kryejë 1,649 procedura prokurimi, duke gjeneruar rreth 42 milionë euro kursime për buxhetin e shtetit. Institucioni u ka shërbyer 242 autoriteteve kontraktore publike, duke përfshirë spitalet, qendrat sociale, strukturat e ushtrisë, të policisë dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Sipas saj, përtej shifrave, arritja më e madhe e mandatit mbetet rritja e transparencës, konkurrencës dhe standardizimi i proceseve të blerjeve publike.

Nuk dihet arsyeja përse Edi Rama e largoi Pogajn dhe nuk dihet as kush do ta zëvendësojë atë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit