

Tiranë, 16 Qershor 2026 — Një debat i tensionuar ka degjeneruar në ofendime të rënda mes studiuesit Eduard Thartori dhe shqiptaro-izraelites Jeta Gani, të cilët ishin të ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Përplasja verbale ka përfunduar me largimin e parakohshëm të Thartorit nga lidhja direkte, pas akuzave të forta që ai drejtoi ndaj bashkëbisedueses.
Që në nisje të komunikimit, Thartori shfaqi pakënaqësi për praninë e Ganit në panel, duke pretenduar se kishte kërkuar paraprakisht që të mos ndante hapësirën televizive me të. Ai lëshoi akuza ekstreme ndaj saj, duke e cilësuar "psikopate" dhe "kriminele", me pretendimin se deklaratat e saj publike kanë kontribuar në vrasjen e fëmijëve në Gaza. Pasi deklaroi se persona me qëndrime të tilla duhet të përballen me burgun dhe se refuzonte kategorikisht çdo lloj debati, studiuesi ndërpreu menjëherë lidhjen me studion.
Nga ana e saj, Jeta Gani reagoi ashpër ndaj gjuhës së përdorur, duke e cilësuar sjelljen e Thartorit si tregues të nivelit më të ulët të burrit shqiptar dhe një kthim pas në kohë për shoqërinë. Gani u shpreh e keqardhur që skena të tilla ofenduese ndaj grave shfaqen ende në ekranet shqiptare në vitin 2026, duke nënvizuar se ndërsa ajo përfaqëson lidhjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, qëndrimi i studiuesit përfaqëson vetëm urrejtje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






