

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ora 14:00 e datës 16 qershor 2026.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin është caktuar në 180 lekë për litër. Nga data 13 qershor çmimi ishte 183 lekë për litër.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 168 lekësh për litër në pakicë nga 170 lekë që është aktualisht.
Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut se zbatimi i këtyre çmimeve është i detyrueshëm dhe çdo shkelje do të sjellë masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit.
Bordi ka bërë të ditur gjithashtu se çmimi i gazoilit për peshkim mbetet 84 lekë për litër, falë përjashtimeve nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza, të parashikuara në legjislacionin në fuqi. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






