Transmetuar më 16-06-2026, 11:38

Një pikë karburanti në Krujë ka rënë pre e një grabitjeje gjatë orëve të natës. Sipas informacioneve paraprake, dy persona të maskuar dhe të armatosur dyshohet se kanë kërcënuar punonjësin e karburantit dhe i kanë marrë shumën e parave që përbënte xhiron ditore.

Burime nga policia bëjnë me dije se autorët kanë përdorur një send në dukje armë, që dyshohet të ketë qenë një çifte gjahu, për të kanosur punonjësin e pikës së karburantit.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Krujës kanë nisur hetimet dhe kanë identifikuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Aktualisht po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes.

Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e ngjarjes dhe rikuperimin e shumës së parave të grabitura. Bëhet fjalë për 20 mijë lekë të rinj që u grabitën. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit