

Krujë, 16 Qershor 2026 — Një pikë karburanti ka rënë pre e një grabitjeje me armë gjatë natës në rrethin e Krujës. Persona ende të paidentifikuar dhe të maskuar kanë arritur të marrin një shmë parash përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, autorët kanë hyrë në ambientet e karburantit dhe, nën kërcënimin e një arme gjahu të llojit çifte, kanë terrorizuar punonjësin e turnit. Pasi e kanë detyruar atë t’u dorëzojë shumën prej rreth 20 mijë lekësh të rinj, që përbënte xhiron ditore të biznesit, grabitësit janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer këqyrjen e zonës dhe kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e lëvizjeve të autorëve. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë ngritur pika kontrolli në akset lidhëse dhe po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






