Transmetuar më 16-06-2026, 10:21

Ksamil, 16 Qershor 2026 — Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në Gjirin e Ksamilit, ku humbi jetën 20-vjeçari Albiano Kreçi, banor i zonës. Ngjarja e rëndë erdhi pas përplasjes së fortë midis një mjeti lundrues civil dhe skafit të Policisë Kufitare të Sarandës.

Nga pamjet e siguruara pas ngjarjes, është dokumentuar dinamika e plotë e incidentit në det. Mjeti lundrues që drejtohej nga i riu po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe është përplasur në mënyrë direkte me mjetin e forcave të rendit.

Goditja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke i shkaktuar 20-vjeçarit plagë të rënda që rezultuan fatale për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën në terren për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë manovër të rrezikshme dhe në përplasjen fatale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit