Transmetuar më 16-06-2026, 10:18

Zbardhet skema e prostitucionit në Fier, arrestohen dy shtetase kolumbiane

Fier, 16 Qershor 2026 — Dy shtetase kolumbiane janë vënë në pranga nga Policia e Fierit, nën akuzën e ushtrimit dhe organizimit të aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit. Të arrestuarat janë identifikuar si Dina Camargo, 20 vjeçe, dhe Geraldine Calderon, 30 vjeçe, të cilat kishin përshtatur një banesë të marrë me qira për këtë qëllim.

Sipas të dhënave zyrtare nga grupi hetimor, dy të rejat e shfrytëzonin ambientin e marrë me qira në qytet si bazë sekrete për të kryer veprimtarinë e paligjshme.

Në kuadër të të njëjtit operacion, strukturat e hetimit të krimit kanë proceduar në gjendje të lirë edhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë lidhje ose ishin në dijeni të plotë të këtij aktiviteti.

Gjatë ndërhyrjes, forcat e rendit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashtë aparate celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekspertizës për të zbardhur rrjetin e bashkëpunëtorëve, si dhe një sasi parash që dyshohet se janë përfituar drejtpërdrejt nga ky rrjet prostitucioni.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit