

Vlorë, 16 Qershor 2026 – Një apartament në katin e tetë të një pallati në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik dhe alarm te banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 01:00. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre në apartamentet ngjitur.
Operacioni i shuarjes së zjarrit ka zgjatur disa orë dhe është vështirësuar nga pozicioni i apartamentit në një nga katet e sipërme të godinës.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima si pasojë e incidentit. Megjithatë, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesë.
Autoritetet kompetente kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet një raport zyrtar mbi shkakun e shpërthimit të flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






