Transmetuar më 16-06-2026, 07:27

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme gjatë ditës së martë, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare, me përqendrim më të madh në zonat malore të lindjes. Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu në këto zona.

Në mënyrë të izoluar, veçanërisht në relievet e larta malore, reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej rreth 8 metra në sekondë.

Ndërkohë, deti paraqitet i qetë deri mesatarisht i valëzuar, me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1 deri në 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit