Transmetuar më 15-06-2026, 23:40

TIRANË – Qytetarët kanë vijuar protestën e tyre në kryeqytet, duke rrethuar për herë të dytë godinën e Kryeministrisë, përpara se të rinisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nën thirrjet e pandërprera “Rama ik”, protestuesit janë shpërndarë më pas në akset kryesore të qytetit, duke vijuar lëvizjen në formë marshimi. Pjesëmarrësit kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesës për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Tubimi është shoqëruar me thirrje të përsëritura kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes të cilave janë dëgjuar slogane si “Rama jep dorëheqjen” dhe “O Edvin, tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”.

Marshimi ka vijuar në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, ndërsa situata është ndjekur nga forcat e rendit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit