

ISTANBUL – Aktorja turke Ece İrtem, e njohur për publikun për rolin e saj si “Isil” në serialin “One Love”, është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare.
Sipas raportimeve fillestare, aktorja është gjetur e pajetë në banesën e saj mëngjesin e 15 qershorit, vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj. Dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një atak në zemër, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar rrethanat.
E lindur më 14 qershor 1991 në Sivas, Ece İrtem kishte përfunduar studimet e larta në Universitetin Yaşar në degën e Operës dhe Performancës Vokale, ku ishte renditur ndër studentet më të mira të brezit të saj. Gjatë formimit të saj profesional, ajo kishte bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës klasike dhe operës në Turqi.
Më pas, ajo kishte vijuar studimet për aktrim në Qendrën Kulturore Sadri Alışık në Stamboll, ku ishte trajnuar nga pedagogë dhe aktorë të njohur të skenës turke.
Ece İrtem u bë e njohur për publikun e gjerë përmes roleve të saj në seriale televizive, ku spikati veçanërisht në produksionin “One Love”, i ndjekur gjerësisht edhe nga publiku ndërkombëtar, përfshirë shikuesit shqiptarë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






