Transmetuar më 15-06-2026, 22:42

TIRANË – Marjana Koçeku, e njohur si “Meomalësorja”, ka publikuar një tjetër mesazh simbolik në rrjetet sociale një ditë pasi deklaroi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kalimin si deputete e pavarur.

Në postimin e saj, Koçeku shkruan:

“Zot, më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtësisë dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohemi drejt rrugëve të humbura.”

Më herët gjatë ditës, ajo kishte publikuar edhe simbolin e një flamingoje, postim që ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale dhe është interpretuar në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike pas largimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste në Kuvend.

Koçeku, e cila kishte kryesuar listën e PS-së në Shkodër në zgjedhjet e fundit parlamentare, njoftoi një ditë më parë vendimin për t’u distancuar nga mazhoranca, gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet.

Ky vendim ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, si nga mbështetës të saj, ashtu edhe nga struktura të Partisë Socialiste.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit