Transmetuar më 15-06-2026, 22:37

TIRANË – Qytetarët kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ku tubimi është ndalur edhe përpara ndërtesës së Parlamentit.

Përveç thirrjeve politike dhe kërkesave për dorëheqjen e kryeministrit, protesta është shoqëruar edhe me këngë me karakter patriotik, të kënduara në kor nga pjesëmarrësit.

Para godinës së Kuvendit, protestuesit kanë interpretuar këngën “Po, ku ka si ty o Shqipëria ime”, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar emocionale gjatë zhvillimit të tubimit.

Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa tubimi po monitorohet nga forcat e rendit për të garantuar mbarëvajtjen e tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit