

KSAMIL – Personi që shihni në foton e publikuar është 22-vjeçari Albiano Kreci, i cili humbi jetën pasditen e sotme në një aksident tragjik në ujërat e Ksamilit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Ksamil, në Sarandë, ku mjeti lundrues tip jet ski i drejtuar nga i riu është përplasur me një skaf të Policia Kufitare, i cili ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.
Si pasojë e përplasjes, 22-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda. Ai është nxjerrë menjëherë nga deti dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e lundrimit me shpejtësi. Po ashtu, bëhet me dije se pas përplasjes mjeti lundrues është mbytur.
Autoritetet kanë ngritur grupin hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






