Transmetuar më 15-06-2026, 20:57

MAT – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën gjatë lundrimit me një mjet lundrues.

Viktima është identifikuar si shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:20, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat ka marrë njoftim se i riu, duke drejtuar një mjet lundrues në liqen, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë. Më pas, në përpjekje për të rikthyer mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.

Menjëherë janë njoftuar polumbarët e RENEA-s për kërkimin e 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit