

TIRANË – Organizatorët e protestës kundër projektit të ndërtimit në Zvërnec kanë publikuar rregulloren që do të ndiqet gjatë marshimit të qytetarëve pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë.
Sipas njoftimit, janë përcaktuar pesë rregulla kryesore që synojnë mbarëvajtjen e marshimit dhe garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve. Në rregullore theksohet se marshimi do të zhvillohet brenda unazës së qytetit, pa u ndarë në grupe dhe pa ndryshuar itinerarin e paracaktuar.
Po ashtu, organizatorët bëjnë të ditur se nisja e marshimit është planifikuar në orën 20:30, ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet të lënë gjithmonë një korsi të lirë për kalimin e mjeteve të emergjencës.
Rregullorja e publikuar parashikon këto pika:
Marshimi do të zhvillohet brenda unazës. Pjesëmarrësit nuk do të ndahen në grupe. Nuk do të lejohen devijime apo drejtime spontane gjatë marshimit. Nisja e marshimit është parashikuar në orën 20:30. Do të lihet gjithmonë një korsi e lirë për mjetet e emergjencës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






