Transmetuar më 15-06-2026, 19:18

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të diele në Liqenin e Ulzës, ku një i ri dyshohet se ka humbur jetën gjatë lundrimit me motor uji.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet procedurale dhe për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Burime paraprake bëjnë me dije se drejt zonës është nisur edhe Kryeprokurori i Dibrës, Abaz Muça, i cili do të ndjekë nga afër hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Deri në këto momente nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ai ishte turist apo banor i zonës.

Autoritetet vijojnë verifikimet dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar me detaje të mëtejshme.

Liqeni i Ulzës konsiderohet një nga destinacionet më të frekuentuara për aktivitetet ujore gjatë sezonit veror, duke tërhequr çdo vit vizitorë të shumtë nga vendi dhe jashtë tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit