Transmetuar më 15-06-2026, 18:37

LEZHË, 15 qershor 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një automjet është përplasur me një motor me të cilin po udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit