

FIER, 15 qershor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së hënës në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë një automjet tip “Range Rover” dhe një “Mercedes”. Si pasojë e goditjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar gjithashtu vështirësi në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radhë të gjata në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Autoritetet pritet të japin informacion zyrtar pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






