Transmetuar më 15-06-2026, 14:12

Gjykata refuzon ndryshimin e masës së sigurisë për kreun e Partisë së Lirisë, duke mbajtur në fuqi qelinë edhe pas dërgimit të çështjes për rishqyrtim.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-presidentin dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë e kishte rikthyer më herët fashikullin e masës së sigurisë për rishqyrtim në Shkallën e Dytë të strukturës antikorrupsion.

Pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse për ndryshimin e rrethanave dhe kërkesës për një masë më të butë sigurimi personal, trupi gjykues i Apelit të Posaçëm ka vlerësuar se qëndrimi në qeli mbetet i argumentuar dhe i bazuar në provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Ilir Meta u arrestua në kuadër të një hetimi voluminoz që lidhet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Vendimi i sotëm konfirmon vijimin e izolimit të ish-kreut të shtetit, ndërsa procesi ndaj tij vijon të mbetet në qendër të vëmendjes politike dhe juridike në vend.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit