Transmetuar më 15-06-2026, 10:42

Konflikti mes djemve të axhës në fshatin Kobaj degjeneron në përdorimin e thikës; mbetet i plagosur edhe babai i viktimës.

Një konflikt banal për motive pronësie dhe emërtimi rruge ka përfunduar me një viktimë dhe një të plagosur në fshatin Kobaj të Prizrenit. Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes djemve të axhallarëve, ku ka humbur jetën 27-vjeçari me iniciale A. Osmanaj.

Sipas të dhënave të para, konflikti mes dy familjeve kishte nisur ditë më parë dhe lidhej specifikisht me emërtimin e një rrugice në zonën ku ata banonin. Dëshmitarët bëjnë të ditur se një 16-vjeçar kishte propozuar që rruga të mbante emrin e babait të tij të ndjerë, ndërsa viktima insistonte që ajo të emërtohej sipas gjyshit të përbashkët të familjes.

Debati verbal është përshkallëzuar gjatë së dielës në dhunë fizike, ku është përdorur edhe një mjet prerës. Për pasojë, 27-vjeçari ka gjetur vdekjen, ndërsa babai i tij ka mbetur i plagosur dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje duke shoqëruar tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt, mes të cilëve edhe një grua. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit