Transmetuar më 15-06-2026, 09:42

Aksident në Rrugën e Kombit, këmbësori përplaset nga një automjet pasi zbriti nga autobusi

Rrëshen, 15 qershor 2026 – Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Rrëshen–Reps, në Rrugën e Kombit, ku një shtetas nga Kosova ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Kujtim Aliu ishte duke zbritur nga një autobus dhe kur ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës, ai është goditur nga një automjet tip fuoristradë që po qarkullonte në këtë segment rrugor.

Si pasojë e përplasjes, Aliu ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe e kanë transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Hetimet janë në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit