Transmetuar më 15-06-2026, 08:12

MIRDITË – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Mirditës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Valter Lleshi.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e rastit dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa priten detaje të tjera nga autoritetet zyrtare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit