

MIRDITË – Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Spaçit, në Mirditë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e incidentit, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionet dhe për të kryer veprimet e para hetimore.
Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Spaçit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar detajet e rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






