Transmetuar më 15-06-2026, 07:23

MONTERREY, Meksikë – Suedia e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Grupin F të Kupës së Botës, duke mposhtur bindshëm Tunizinë me rezultatin 5-1 në një ndeshje të dominuar nga skandinavët.

Skuadra e drejtuar nga Graham Potter tregoi epërsi të qartë gjatë gjithë takimit, ndërsa dyshja sulmuese Alexander Isak dhe Viktor Gyökeres ishte vendimtare në suksesin e ekipit nordik.

Mesfushori Yasin Ayari hapi serinë e golave që në minutën e 7-të dhe më pas vulosi fitoren me golin e tij të dytë në kohën shtesë (90+6’), duke realizuar një dopietë të shkëlqyer. Ndërkohë, Isak dhe Gyökeres kontribuuan secili me nga një gol, duke konfirmuar rolin e tyre si liderë të repartit ofensiv suedez.

Tunizia, e njohur si “Shqiponjat e Kartagjenës”, zhgënjeu në paraqitjen e saj të parë në turne, duke hasur vështirësi të mëdha përballë ritmit dhe organizimit të kundërshtarit.

Falë kësaj fitoreje të thellë, Suedi merr kreun e Grupit F me tri pikë, ndërsa Tunizi ndodhet nën presion përpara sfidave të ardhshme ndaj Japonisë dhe Holandës, ku do të kërkojë pikët e nevojshme për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit