Transmetuar më 15-06-2026, 07:22

SHBA – Holanda dhe Japonia ndanë pikët në ndeshjen e parë të Grupit F, duke barazuar 2-2 në një përballje spektakolare të zhvilluar në Dallas. Të katër golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, pas një fraksioni të parë të mbyllur pa gola.

“Portokallinjtë” e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe krijuan disa raste të mira shënimi, kryesisht me Donyell Malen, por portieri japonez Suzuki u tregua vendimtar duke mbajtur të paprekur portën e tij.

Holanda kaloi në avantazh në minutën e 51-të falë kapitenit Virgil van Dijk, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje standarde. Reagimi i Japonisë ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 57-të Nakamura barazoi shifrat me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Crysencio Summerville riktheu avantazhin për Holandën, duke i afruar europianët drejt fitores. Megjithatë, Japonia nuk u dorëzua dhe në minutën e 89-të Daichi Kamada shënoi me kokë golin e barazimit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Me këtë rezultat, Holanda dhe Japonia marrin nga një pikë në startin e aventurës së tyre në Grupin F. Ndeshja tjetër e grupit zhvillohet mes Suedi dhe Tunizi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit