Transmetuar më 15-06-2026, 07:20

TIRANË, 15 qershor 2026 – Shqipëria do të ndikohet këtë të hënë nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare dhe herë pas here të dendura, më të theksuara në zonat malore të lindjes dhe jugut të vendit.

Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në relievet kodrinore dhe malore. Në zonat malore të lindjes dhe në malësitë e jugut, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 10 metra në sekondë.

Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit