

TEKSAS, SHBA – Prania e tifozëve shqiptarë në tribunat e Kupës së Botës ka tërhequr vëmendjen edhe përtej aspektit sportiv, teksa përpara ndeshjes mes Holanda dhe Japonia janë shfaqur simbole që lidhen me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
Mes flamujve të shumtë në stadium, është dalluar flamuri kombëtar shqiptar, por edhe një flamur me flamingo, simbolikë që është përdorur së fundmi në protestat e zhvilluara në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
Pamjet kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë përdorues i kanë interpretuar si një formë mbështetjeje të diasporës shqiptare ndaj protestave që po zhvillohen prej më shumë se dy javësh në Shqipëri.
Kjo e diel shënon ditën e 15-të të protestave, të cilat kanë tërhequr vëmendje jo vetëm brenda vendit, por edhe mes komuniteteve shqiptare jashtë kufijve.
Prania e simboleve shqiptare në një ngjarje me audiencë globale si Kupa e Botës dëshmon edhe një herë lidhjen e fortë të diasporës me zhvillimet politike dhe shoqërore në vendin e origjinës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






