Transmetuar më 14-06-2026, 23:00

TIRANË – Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të radhazi, ndërsa edhe këtë të diel mijëra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisjes dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përveç pjesëmarrjes së qytetarëve nga Tirana dhe zona të tjera të vendit, në tubim u vunë re edhe turistë të huaj, të cilët ndoqën nga afër zhvillimet dhe në disa raste iu bashkuan protestuesve në shesh.

Prania e vizitorëve ndërkombëtarë është përdorur nga organizatorët e protestës si argument kundër pretendimeve se tubimet po ndikojnë negativisht në fluksin turistik apo në rezervimet për sezonin veror.

Sipas tyre, fakti që turistët vazhdojnë të vizitojnë kryeqytetin dhe të ndjekin nga afër zhvillimet publike tregon se protestat nuk kanë krijuar klimë pasigurie për vizitorët e huaj.

Ndërkohë, përfaqësues të qeverisë dhe të sektorit të turizmit kanë shprehur më herët shqetësime se ekspozimi i vazhdueshëm i protestave në mediat ndërkombëtare mund të ndikojë në perceptimin e turistëve për Shqipërinë gjatë sezonit veror.

Protestat në Tiranë vijojnë prej më shumë se dy javësh dhe, sipas organizatorëve, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit