Transmetuar më 14-06-2026, 21:52

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një apel publik drejtuar qytetarëve, duke i ftuar ata të mbështesin protestën që po zhvillohet prej ditësh në kryeqytet.

Në një reagim të publikuar, Berisha thekson se, sipas tij, çdo qytetar që e do Shqipërinë duhet të kontribuojë në suksesin e protestës, të cilën ai e cilëson si një lëvizje kundër qeverisë aktuale.

“Ai që e do vërtet Shqipërinë duhet të mendojë si të kontribuojë në suksesin e protestës që prej ditësh po trondit themelet e narko-qeverisë. Përballë shqiptarëve qëndron një kryeministër që qeveris me mentalitetin dhe metodat e etërve të tij politikë. Prandaj, kjo protestë ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen, pjesëmarrjen dhe solidaritetin e çdo shqiptari që beson te liria, demokracia dhe e ardhmja e vendit”, është shprehur Berisha.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej disa ditësh, me pjesëmarrje të qytetarëve nga shtresa të ndryshme dhe me kërkesa për ndryshime politike dhe dorëheqje të qeverisë.

"Ai që e do vërtet Shqipërinë duhet të mendojë si të kontribuojë në suksesin e protestës që prej ditësh po trondit themelet e narko-qeverisë. Përballë shqiptarëve qëndron një kryeministër që qeveris me mentalitetin dhe metodat e etërve të tij politikë. Prandaj, kjo protestë ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen, pjesëmarrjen dhe solidaritetin e çdo shqiptari që beson te liria, demokracia dhe e ardhmja e vendit.", shkruan Berisha.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit