Transmetuar më 14-06-2026, 21:38

TIRANË – Ka përfunduar protesta e radhës e zhvilluar përpara Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar më pas me një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Pas mbylljes së tubimit, protestuesit janë shpërndarë në formë kolone, duke vijuar lëvizjen në disa akse të Tiranës, nën thirrje dhe slogane politike.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje të përsëritura për ndryshim politik dhe kundërshtim të qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë përdorur edhe termin “Revolucion” për të përshkruar vazhdimësinë e protestës së tyre në rrugë.

Policia ka qenë e pranishme gjatë gjithë zhvillimit të protestës dhe marshimit, me qëllim garantimin e rendit dhe shmangien e incidenteve të mundshme.

Tubimi i sotëm vjen si pjesë e një serie protestash që po zhvillohen prej disa ditësh në kryeqytet, të cilat kanë mbledhur qytetarë me kërkesa të ndryshme politike dhe sociale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit