Transmetuar më 14-06-2026, 21:12

TIRANË – Gjatë protestës së 15-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë drejtuar thirrje publike ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar veprime konkrete ndaj zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, një nga organizatorët u shpreh se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe të ndërmarrin masa ligjore ndaj politikanëve të përfshirë në afera korruptive.

“Thirrja shkon për SPAK-un që të veprojë para se populli shqiptar t’ju rrethojë. Nesër do të rrethoheni në mënyrë paqësore nga qytetarë dhe nuk do të dilni nga SPAK pa lëshuar urdhër-arreste për politikanët e korruptuar. Ne ju mbështesim, por nëse nuk veproni, do t’ju rrethojmë deri në urdhër-arreste. SPAK vepro! Ne jemi me ju”, u shpreh ai.

Protestuesit kanë vijuar prej ditësh tubimet në kryeqytet, ku ndër kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë dhe hetimi i zyrtarëve të lartë shtetërorë nga institucionet e drejtësisë.

Autoritetet nuk kanë raportuar incidente gjatë protestës, e cila është mbajtur nën masa të shtuara sigurie.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit