

Gjermania ka debutuar me një fitore bindëse në Kupën e Botës, duke mposhtur 7–1 Curaçaon në ndeshjen e zhvilluar në NRG Stadium.
Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann e nisi fuqishëm takimin, me Felix Nmecha që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6-të. Pak më vonë, Curaçao arriti të barazojë përkohësisht me Comenencia, por gjermanët rikthyen shpejt kontrollin e lojës.
Në pjesën e parë, Nico Schlotterbeck dhe Kai Havertz shënuan për t’i dhënë avantazhin skuadrës gjermane para pushimit.
Në fraksionin e dytë, dominimi i “Panzerave” u thellua edhe më shumë. Jamal Musiala, Brown dhe Deniz Undav kontribuan në rezultatin e thellë, ndërsa Havertz realizoi edhe golin e tij të dytë personal në këtë takim.
Me këtë fitore të thellë, Gjermania e nis në mënyrën më të mirë fushatën e saj botërore, ndërsa në ndeshjen e radhës do të përballet me Curaçao dhe më pas me Bregu i Fildishtë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






