

TIRANË – Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka sjellë reagime të menjëhershme në protestën që po zhvillohet prej ditësh përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Një prej pjesëmarrësve në tubim është shprehur se ky zhvillim politik përfaqëson, sipas tij, një sinjal të dobësimit të mazhorancës dhe nisjes së ndryshimeve brenda saj.
“Sapo erdhi një lajm që tregon se sa e madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku është bërë deputete e pavarur. Ju erdhi fundi. Kjo na tregon se duhet të qëndrojmë në shesh, ata do të bien një nga një si gurë dominoje”, u shpreh qytetari.
Ai shtoi se largimi i deputetes përbën vetëm, siç e cilësoi, “gjysmën e punës”, duke kërkuar që ajo t’i bashkohet protestës dhe qytetarëve në shesh.
“Ne vlerësojmë vendimin e saj, por gjysma tjetër është të vijë në shesh dhe të bashkohet me ne. Ne do të qëndrojmë derisa kryeministri të mbetet i vetëm”, deklaroi ai.
Protestat në Tiranë vijojnë prej disa ditësh, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë artikuluar kërkesa për ndryshime politike dhe dorëheqje të qeverisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






