Transmetuar më 14-06-2026, 19:41

TIRANË – Deputetja Marjana Koçeku ka njoftuar largimin e saj nga Partia Socialiste dhe ka deklaruar se nga kjo pikë e tutje do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Në një reagim publik, Koçeku theksoi se bindjet, idealet dhe vlerat e saj mbeten të pandryshuara dhe se ato do të vijojnë të udhëheqin aktivitetin e saj politik në vijim.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, është shprehur ajo.

Largimi i saj nga Partia Socialiste vjen në një moment të tensionuar politik në vend, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera.

Sipas organizatorëve të tubimeve, mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara deri më tani, të cilat sot kanë hyrë në ditën e 15-të radhazi.

Zhvillimi politik i Koçekut shihet si një nga lëvizjet më të rëndësishme brenda mazhorancës në këtë periudhë të ngarkuar politike, ndërsa pritet të shihet në vijim se si do të ndikojë në balancat parlamentare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit