Transmetuar më 14-06-2026, 16:55

Vlorë, 14 qershor 2026 – Një vatër zjarri është regjistruar pranë fushës së druve në lagjen Kushtrimi, duke shkaktuar shtëllunga të dendura tymi që kanë mbuluar një pjesë të zonës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se flakët kanë përfshirë mbeturina të grumbulluara pranë fushës së druve, ndërsa tymi i krijuar është përhapur në hapësirën përreth, duke shkaktuar shqetësim te banorët e lagjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes është nisur një mjet zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona të tjera.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në banesa, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

Shkaqet e sakta të rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen pas verifikimeve të autoriteteve përkatëse.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit