Transmetuar më 14-06-2026, 15:46

Kjo është 26 vjeçaraja Elmedina Lloga e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të mesditës së sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin në zonën e Pojskës. 26 vjeçarja ka qenë duke udhëtuar me drejt Pogradecit dhe ka qenë e ulur në vendin e pasagjeres në mjetin tip Volsvagen me targa të Strugës.

Në momentin e përplasjes së fortë mes dy mjeteve, goditja më e madhe ka qenë pikërisht në krahun e pasagjerit ku ajo ka qenë e ulur, duket se goditja ka ardhur në këtë pjesë të makinës pas devijimit që ka tentuar drejtuesi i volsvagenit të bëjë për të shmangur përplasjen.

Goditja ka qenë aq e fortë saqë hekurat e makinës e kanë bllokuar brenda 26 vjeçaren duke mos pasur asnjë mundësi të nxirrej në momentin e parë, është dashur rreth 15 min punë nga zjarrfikësit dhe policia për të prerë derën dhe mjetin dhe nxjerrjen e saj, fatkeqsisht të pajetë.

Nuk dihet se cili ishte destinacioni i 3 personave nga Struga që udhëtonin në drejtim të Pogradecit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit