Transmetuar më 14-06-2026, 14:48

Prizren, 14 qershor 2026 – Një konflikt mes disa kushërinjve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe një të plagosur, pas një përplasjeje të dhunshme që ka ndodhur paraditen e së dielës.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, kur një mosmarrëveshje mes familjarëve ka degjeneruar në përdorim të mjetit të mprehtë.

Gjatë përplasjes, një 27-vjeçar është goditur me thikë dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe babai i tij, 57 vjeç, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe dinamikën e ngjarjes tragjike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit