Transmetuar më 14-06-2026, 14:18

Tiranë, 14 qershor 2026 – Protestat e organizuara nga shqiptarët në diasporë janë shtrirë në disa shtete dhe qytete të botës, me pjesëmarrje të konsiderueshme dhe mobilizim të koordinuar në Europë, Amerikën e Veriut dhe Skandinavi.

Sipas organizatorëve, lëvizja e nisur fillimisht në Tiranë ka vijuar të zgjerohet jashtë vendit, duke u organizuar në mënyrë të njëkohshme në gjithsej 17 qytete kryesore ndërkombëtare.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, tubime janë zhvilluar në New York, Chicago, Boston, Michigan dhe Toronto. Në Gjermani protestat janë mbajtur në Berlin, Mynih, Këln dhe Stuttgart, ndërsa në Itali dhe Greqi në Athinë, Gjenova dhe Faenza.

Protesta janë raportuar gjithashtu në Hagë, Strasburg, Vjenë, Oslo dhe Odense, duke përfshirë një hartë të gjerë mobilizimi në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe më gjerë.

Sipas deklarimeve të organizatorëve, kërkesa kryesore e protestave mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksohet se tubimet pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim në qytete të tjera të diasporës.

Autoritetet lokale në disa prej qyteteve kanë monitoruar zhvillimet, ndërsa protestat janë zhvilluar kryesisht në mënyrë paqësore, sipas raportimeve paraprake.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit