

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku ka humbur jetën një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 11:30, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, që drejtohej nga shtetasi E. Ll., banues në Maqedoninë e Veriut.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë Elmedina Lloga, 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin me targa të huaja.
Nga aksidenti janë plagosur gjithashtu të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetet e përfshira në përplasje. Të lënduarit janë transportuar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






