Transmetuar më 14-06-2026, 12:50

Pogradec, 14 qershor 2026 – Policia ka dhënë informacionin paraprak lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e së dielës në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, ku humbi jetën një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 11:30, automjeti që drejtohej nga shtetasi G.H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E.Ll., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Elmedina Lloga, 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin me targa të huaja.

Nga aksidenti janë dëmtuar gjithashtu të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetet e përfshira në përplasje. Sipas policisë, katër të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit