

Tiranë, 14 qershor 2026 – Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mjull-Bathore, duke shkaktuar dëme materiale në një banesë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haki Husha”, ku dyshohet se një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës së shtetasit me inicialet D.S.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe mbledhjen e provave.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, identifikimin e autorit dhe përcaktimin e motiveve që mund të kenë çuar në vendosjen e lëndës plasëse. Hetimet vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






