

MEKSIKË, 14 Qershor 2026 – Autoritetet meksikane kanë nisur hetimet pas gjetjes së një trupi pa jetë në qytetin e Tijuana-s, pranë zonës ku është vendosur kampi stërvitor i përfaqësueses së Irani kombëtar i futbollit në kuadër të Kupës së Botës 2026.
Sipas autoriteteve lokale, trupi u gjet brenda një automjeti të parkuar në një zonë tregtare pranë stadiumit “Caliente”, i cili po përdoret nga ekipi iranian për përgatitjet e turneut. Viktima është gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi dhe brenda një çante të mbyllur, ndërsa raportohet se janë konstatuar shenja dhune.
Ngjarja u sinjalizua nga qytetarë që ndjenë erë të rëndë që vinte nga automjeti, çka çoi në ndërhyrjen e forcave të rendit dhe rrethimin e zonës. Prokuroria lokale ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autoritetet theksojnë se zona ku ndodhi ngjarja ndodhet pranë një objekti të përdorur për stërvitje, por nuk ka indikacione të deritanishme që incidenti të ketë lidhje me ekipin sportiv.
Ndërkohë, ekipi iranian ka vijuar përgatitjet normalisht për debutimin e tij në turne, nën masa të shtuara sigurie dhe larg zonës së hetimit.
Hetimet po vijojnë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






