Transmetuar më 14-06-2026, 08:40

ZVICËR, 14 Qershor 2026 – Qytetarët zviceranë po votojnë sot në një referendum që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në politikat e emigracionit dhe menaxhimin e rritjes së popullsisë në vend.

Nisma është propozuar nga Partia Popullore Zvicerane, e cila kërkon vendosjen e një kufiri maksimal prej 10 milionë banorësh deri në vitin 2050.

Sipas propozimit, nëse popullsia i afrohet rreth 9.5 milionë banorëve, do të aktivizohen masa kufizuese për azilkërkuesit dhe ribashkimin familjar. Aktualisht, Zvicra numëron rreth 9.1 milionë banorë.

Nisma parashikon gjithashtu që, në rast të rritjes së pakontrolluar të popullsisë, vendi mund të rishikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me Bashkimi Evropian, duke shtuar një element të rëndësishëm tensioni politik në debatin publik.

Qendrat e votimit janë hapur gjatë ditës, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve ka votuar përmes postës. Rezultatet paraprake priten të publikohen në orët e pasdites.

Sondazhet e fundit kanë treguar luhatje të ndjeshme në mbështetjen për nismën, duke e bërë rezultatin e referendumit të pasigurt deri në numërimin final.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit